Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e ka pritur sot në një takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi, gjatë së cilit është biseduar për gjendjen aktuale politike, për koordinimin e veprimeve, për vizitat jashtë shtetit, për bisedën telefonike ndërmjet Zëvendës Presidentit të SHBA-së, Joseph Biden dhe Presidentes Atifete Jahjaga.
Gjatë këtij takimi kryeministri Hashim Thaçi ia dorëzoi Presidentes Jahjaga konkluzat e të dërguarit të BE-së, Robert Cooper, për pajtueshmërinë e arritur gjatë procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të zhvilluar në Bruksel.