presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga po merr pjesë në Samitin e Ohrit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi sot pasdite për në Ohër të Maqedonisë.

Ajo do të marrë pjesë në Samitin Ohri 2011, në të cilin, pos mikpritësit, Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, marrin pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, si dhe Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Ky është samiti i tretë i katër presidentëve, pas atij të mbajtur në Vlorë më 2009 dhe atij të mbajtur në Prizren më 2010. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.