Presidentja Jahjaga ia kthen Kuvendit në rishqyrtim Kodin Penal të Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka marrë vendim sot që t’ia kthejë Kuvendit të Republikës së Kosovës për rishqyrtim Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Kodi Nr. 04/L-082, i miratuar në Seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 20 prill 2012, dhe i pranuar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës më 4 maj 2012.

This site is registered on wpml.org as a development site.