presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të koalicionit “Vakat” të komunitetit boshnjak në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të koalicionit “Vakat” të komunitetit boshnjak në Kosovë, që përfaqësohen në institucionet e vendit.

Në bisedë me delegacionin e komunitetit boshnjak, Presidentja Jahjaga theksoi se përfshirja e këtij komuniteti në institucionet e Kosovës dëshmon përkushtimin e tyre për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Ajo tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë të angazhuara për krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe për një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit. Presidentja Jahjaga tha se përfaqësimi i të gjitha komuniteteve në Këshillin Konsultativ për Komunitete është edhe një dëshmi që në Republikën e Kosovës çmohet dhe respektohet diversiteti kulturor e nacional. Anëtarët e delegacionit të komunitetit boshnjak thanë se Republikën e Kosovës e ndiejnë si shtetin e tyre dhe se angazhohen në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet të gjitha komuniteteve.  Ata biseduan me Presidenten Jahjaga për çështjet dhe të drejtat e komunitetit boshnjak si dhe për nevojën, sipas tyre, të vazhdimit të procesit të decentralizimit, përmes të cilit do të realizonte të drejtat e tij ky komunitet.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.