presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ministrin e drejtësisë të Kroacisë, Orsat Miljenic

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e drejtësisë së Republikës së Kroacisë, zotëri Orsat Miljenic.

Presidentja Jahjaga theksoi se marrëdhëniet ndër shtetërore ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira dhe se ato duhet të thellohen edhe më tej në të gjitha fushat. Ajo tha se bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit edhe përmes marrëveshjeve të nënshkruara, do të ndihmojë në luftimin e krimit në të dyja vendet por edhe në gjithë rajonin.Presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës është e përkushtuar që të anëtarësohet në të gjithë mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë me qëllim të luftimit sa më efektiv të krimit të organizuar dhe tha se ndihma e Kroacisë në këtë fushë është e rëndësishme.Presidentja Jahjaga tha se ofrimi i përvojave të Kroacisë  do ta ndihmonte Kosovën në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike dhe theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar që të bëjë reformat e nevojshme për të arritur standardet e nevojshme për anëtarësim në BE.Ministri i drejtësisë i Republikës së Kroacisë, zotëri Orsat Miljenic, tha se vendi i tij është i gatshëm që të ndihmojë Kosovën në të gjitha fushat dhe posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit. Ai tha se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë do të ndihmonte në luftimin e të gjithë formave të krimit dhe theksoi se është me rëndësi të punohet në ngritjen e sigurisë në gjithë rajonin.     

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.