presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga uron komunitetin goran ne Ditën Memoriale

Me rastin e 6 Majit, Ditës së Goranëve në Kosovë, Presidentja e Republikes së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka uruar këtë komunitet. Në telegramin e urimit thuhet:

Të nderuar pjesëtarë të komunitetit goran në Republikën e Kosovës, Uroj që këtë ditë të komunitetit tuaj ta kaloni në festë e të dinjitetshëm në gjithë territorin e Republikës, kudo që ndodheni.   Dita e goraneve, në kalendarin e festave memoriale, dëshmon se Republika e Kosovës është shtet qytetar që respekton të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe të të gjitha komuniteteve dhe një vend ku secili komunitet kultivon në mënyrë të lire gjuhen, kulturën dhe traditën e vet. Vlera e shtetit tonë të përbashkët është ndërtimi i respektit dhe besimit të ndërsjellë për një të ardhme më të mirë.  Institucionet e Republikës së Kosovës dhe une si Presidente e vendit, jemi te përkushtuar në krijimin e të gjitha kushteve për një jetë të dinjitetshme për të gjithë qytetarët e shtetit tonë pa dallim dhe që liritë dhe të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë të respektohen plotësisht.  Ju uroj Ditën Memoriale të komunitetit Goran në Republikën e Kosovës me dëshirën që ta kaloni atë sa më mirë me familjet dhe miqtë tuaj.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.