presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga takoi përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në Kosovë ata ndërkombëtarë dhe vendorë: komandantin e trupave paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, gjeneralin Erhard Drews, ministrin e Punëve të Brendshme, zotëri Bajram Rexhepi, drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës, zotëri Bashkim Smakajn dhe shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, zotëri Xavier Bout de Marnhac.

Takimi me përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në Kosovë u zhvillua për të vlerësuar situatën e sigurisë në Kosovë në prag të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Serbisë.U vlerësua se situata e sigurisë është e qetë dhe nuk ka ndonjë tendencë për përshkallëzim të saj dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të pasur një mjedis të qetë dhe të sigurt.Përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në Kosovë theksuan se të gjitha veprimet e tyre janë të bashkërenduara dhe se po punojnë në partneritet të ngushtë me njëri-tjetrin.Presidentja e Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në Kosovë theksuan se institucionet janë të përkushtuara që të ruhet rendi dhe qetësia në gjithë territorin e Kosovës gjatë periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve serbe.Presidentja Jahjaga mori në dijeni vendimin e OSBE-së për të lehtësuar procesin e votimit për shtetasit me shtetësi të dyfishtë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Serbisë që do të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës, një e drejtë kjo e bazuar në ligjet dhe normat ndërkombëtare, të cilën shteti i Kosovës, ashtu si edhe shtetet e tjera, e respektojnë në mënyrë të ndërsjellë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.