presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot një delegacion të Komitetit të Mbrojtjes të Parlamentit të Gjermanisë

Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën që Gjermania i ka dhënë Kosovës dhe vazhdon t’i jap në fushën ekonomike, politike por edhe në atë të sigurisë përmes angazhimit të trupave ushtarake në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Ajo tha se KFOR-i dhe në këtë kuadër trupat gjermane, gëzojnë respektin dhe besimin e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe theksoi se prania e forcave paqeruajtëse garanton paqen në rajon.

Presidentja e Republikës së Kosovës tha se Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, i njohur ndërkombëtarisht me integritet të pacenueshëm territorial, është kontribuues i paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.Ajo çmoi marrëdhëniet e mira me Gjermaninë dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e veçanërisht në atë të sigurisë. Presidentja Jahjaga tha se synimi i Kosovës është integrimi në strukturat euro-atlantike dhe ajo po ndërton marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonitPresidentja Jahjaga tha se integrimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s si dhe marrëdhënia kontraktuale me NATO-n do të ndihmonte në ruajtjen e stabilitetit dhe vlerësoi punën që po bëhet në përmbushjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.Delegacioni i Komitetit të Mbrojtjes të Parlamentit Gjerman, theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të mira dhe posaçërisht bashkëpunimi ndërmjet Parlamenteve të të dyja vendeve dhe theksoi nevojën e thellimit të tyre përmes shkëmbimit të përvojave. Delegacioni gjerman u interesua edhe për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.