Presidentja Jahjaga priti banorët e fshatit Karaçevë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja. Atifete Jahjaga, priti sot një delegacion të banorëve nga fshati Karaçevë të udhëhequr nga Selver Lenjani, të cilët shprehën brengën e tyre për vështirësitë që i ka popullsia e kësaj zone kufitare, për shkak të mospërcaktimit në teren të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin e Cekisë, Vaclav Klaus

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga ka ngushëlluar homologun e saj Presidentin e Republikës së Cekisë z. Vaclav Klaus për aksidentin e rëndë në Kroaci gjatë të cilit gjetën vdekjen 8 qytetarë cekë dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.

Presidentja Jahjaga priti shefin e UNMIK-ut Farid Zarif

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga e priti sot në një takim përfaqësuesin për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Farid Zarif me të cilin bisedoi për misionin e UNMIK-ut, për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, për procesin e integrimit të komuniteteve dhe për procesin e kthimit dhe të risocializimit.

This site is registered on wpml.org as a development site.