presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti shefin e UNMIK-ut Farid Zarif

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga e priti sot në një takim përfaqësuesin për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Farid Zarif me të cilin bisedoi për misionin e UNMIK-ut, për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, për procesin e integrimit të komuniteteve dhe për procesin e kthimit dhe të risocializimit.

Presidentja Jahjaga theksoi se Republika e Kosovës është faktor paqeje e stabiliteti, e ndërtuar në parimin qytetar ku të gjithë qytetarët i realizojnë të drejtat dhe liritë e veta individuale dhe kolektive, ndërsa për gjendjen në tri komunat veriore të vendit Presidentja Jahjaga tha se e vetmja zgjidhje është në kuadër të Pakos së Ahtisarit dhe të procesit të decentralizimit dhe se në këto komuna sa më shpejtë duhet të mbahen zgjedhjet komunale, në mënyrë që qytetarët atje lirshëm të zgjedhin përfaqësuesit legalë e legjitimë dhe që të integrohen plotësisht duke zbatuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës dhe duke hequr të gjitha strukturat paralele në mënyrë efikase të luftohet kontrabanda dhe krimi i organizuar.Takimi i Presidentes Jahjaga me Farid Zarif është në kuadër të takimeve të rregullta informuese që Shefi i Misionit të UNMIK-ut i mban me Presidenten e vendit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.