presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi një delegacion nga Bosnja dhe Hercegovina

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot një delegacion nga Bosnja dhe Hercegovina, i përbërë nga parlamentarë, analistë, artistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave.

Gjatë takimit, Presidentja Jahjaga ka theksuar se e ardhmja e Kosovës dhe e Bosnjë Hercegovinës, dy vendeve që kanë pasur një histori të rëndë dhe të dhimbshme, është integrimi në strukturat e NATO-s dhe të BE-së. Ajo tha se integrimet euro-atlantike janë synim i të gjitha vendeve të rajonit dhe ato duhet ta ndihmojnë njëra tjetrën në këtë rrugë. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është bërë faktor paqeje dhe stabiliteti dhe po ndërton marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe theksoi se Bosnja e Hercegovina duhet të mundësojë qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të mallrave nga Kosova.    Ajo tha se Kosova është shtet i ndërtuar mbi parimin qytetar, që respekton të drejtat dhe liritë të të gjitha komuniteteve dhe vlerësoi angazhimin dhe përfshirjen e komunitetit boshnjak në jetën institucionale në vend. Presidentja Jahjaga tha se në kuadër të procesit të decentralizimit, nga i cili kanë përfituar komunitetet e tjera në Kosovë, së shpejti do të mund të krijohet edhe një komunë ku komuniteti boshnjak përbën shumicën.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.