DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga shpreh keqardhje per mosmiratimin e ndryshimeve ne Kodin Penal

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shprehkeqardhjen e saj për dështimin e Kuvendit të Kosovës për të votuarndryshimet e nevojshme ne Kodin Penal të Kosovës në seancën e sotme.

Presidentja Jahjaga rithekson vlerësimin e saj se nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës janë antikushtetuese dhe si të tilla cenojnë lirinë e medias dhe bien ndesh me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të ndërtuar rend demokratik në Kosovë.Presidentja Jahjaga inkurajon të gjitha palët e përfshira në këtë proces të shqyrtojnë mundësitë ligjore dhe kushtetuese për të amandamentuar Kodin Penal në përputhje me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.