presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin e Cekisë, Vaclav Klaus

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga ka ngushëlluar homologun e saj Presidentin e Republikës së Cekisë z. Vaclav Klaus për aksidentin e rëndë në Kroaci gjatë të cilit gjetën vdekjen 8 qytetarë cekë dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.

 I nderuari President Klaus,Më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të vendit dhe emrin tim personal t’iu shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e pësuar sot në aksidentin e rëndë me përmasa tragjike për popullin tuaj. Në këto caste të rënda pikëllimi për popullin cek, pranoni mbështetjen dhe solidaritetin e qytetarëve të Kosovës për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në aksidentin që ndodhi në Kroaci dhe lutjet tona për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve.Me nderime,Atifete JahjagaPresidente e Republikës së Kosovë

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.