Presidentja Jahjaga u takua me ambasadorin Wisner

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ambasadori i Republikës se Kosovës ne SHBA, zotëri Akan Ismaili dhe nga Konzullja e Përgjithshme e Kosovës ne Nju Jork, zonja Arta Rama u takua në New York me ish-të dërguarin e SHBA-së për statusin e Kosovës, ambasadorin Frank Wisner, me të cilin bisedoi për zhvillimin ekonomik të Kosovës, tërheqjen e investime te huaja posaçërisht ato amerikane si dhe për ndërtimin e imazhit më të mirë për Kosovën dhe për lotimin për shtimin e procesit të njohjeve për shtetin e Kosovës. Në takim ishte i pranishëm edhe veprimtari Hari Bajraktari.

Presidentja Jahjaga takoi guvernatorin e Iowa-s, Terry Branstad

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga , në përfundim të vizitës së saj në shtetin amerikan të Iowa-s, pati një takim përmbyllës me guvernatorin e Iowa – s, Terry Branstad, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, për këmbimin e përvojave dhe sidomos biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, të agrikulturës dhe të energjetikës si dhe në bashkëpunimin në fushën e arsimit.

This site is registered on wpml.org as a development site.