Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u kthye sot nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë vizitës në SHBA, Presidentja Jahjaga zhvilloi një varg takimesh dhe aktivitetesh me rëndësi. Presidentja Jahjaga mori pjesë në konferencën “Frontiers in Development”, të organizuar nga USAID, që u mbajt në Universitetin Georgetown në Washington të SHBA-së. Në panelin ku u diskutua për zhvillimin, sigurinë dhe demokracinë, Presidentja Jahjaga ishte së bashku me Presidenten e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, atë të Malawit, Joyce Banda, administratoren e UNDP-së, Helen Clark, dhe ish-presidenten e Irlandës, Mary Robinson.Po kështu, Presidentja Jahjaga mbajti një fjalim në këtë konferencë.Gjithashtu, Presidentja Jahjaga u takua me administratorin e USAID, Rajiv Shah, pastaj me ambasadoren e SHBA-së për çështjet globale të grave, Melanne Verveer dhe me kongresisten dhe drejtuesen e Qendrës Woodrow Wilson, Janne Harman, me kryesuesen e nënkomitetit të Senatit të SHBA-së për Evropë, senatoren Jeanne Shaheen, me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, zonjën Christine Lagarde.Gjatë vizitës në Iowa, Presidentja u prit nga gjenerali Timothy Orr, në Selinë e Forcave të Përbashkëta, në kampin ushtarak Dodge të Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe nga prefektja e qytetit Johnston, zonja Paula Dierenfeld, zhvilloi një takim me guvernatorin e Iowa-s, Terry Branstad, ndërsa u takua edhe me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Iowa.Gjatë vizitës në SHBA, Presidentja Jahjaga u takua edhe me ish-të dërguarin e SHBA-së për statusin e Kosovës, ambasadorin Frank Wisner, si dhe me zëvendësshefen e misionit të SHBA-së në OKB, ambasadoren Rosemary DiCarlo.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR