presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Mbretin e Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz Al-Saud

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi Mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz Al-Saud, me rastin e ndarjes nga jeta të Princit Nayef bin Abdulaziz Al Saud.

Në telegram thuhet: I nderuari Mbreti Abdullah, Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Princit Nayef bin Abdulaziz Al Saud. Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ju shpreh ngushëllimet më të thella Shkëlqesisë Suaj, familjes mbretërore dhe popullit të Arabisë Saudite. Princi Nayef bin Abdulaziz Al Saud do të kujtohet përgjithmonë për guximin dhe përkushtimin e Tij për t’i shërbyer vendit dhe popullit të Tij. Në këtë moment zie e pikëllimi për Mbretërinë tuaj, populli im i bashkohet lutjeve Tuaja që Ai të prehet në paqe. Shkëlqesi e nderuar, ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta. Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.