Presidentja Atifete Jahjaga priti, në takime të ndara, z. Samuel Zbogar, z.Bernd Borchardt dhe gjeneralin Salvatore Farina

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, priti sot, në takime të ndara, Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, zotëri Samuel Zbogar, shefin e Misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, zotëri Bernd Borchardt, si dhe komandantin e forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, gjeneralin Salvatore Farina, me të cilët bisedoi për procesin e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Kosovë.

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Abdullah Gyl

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Abdullah Gyl, me rastin e tragjedisë së shkaktuar nga shpërthimi në minierën në pjesën perëndimore të Turqisë.

Presidentja Jahjaga takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, zotëri Jean-Claude Schlumberger, me të cilin bisedoi për procesin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe mundësinë e angazhimin teknik të misionit të OSBE-së në këto zgjedhje.

Presidentja Jahjaga takon ambasadorët e shteteve të Kuintit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorët dhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe të akredituar në Kosovë për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Presidentja Atifete Jahjaga priti Dr. Maitha Salem Al Shamsi, Ministre e Shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Dr. Maitha Salem Al Shamsi, Ministre e Shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, me te cilën bisedoi për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në fushën e shëndetësisë, bujqësisë, infrastrukturës, zhvillimit ekonomik dhe në fushën e edukimit të lartë.

This site is registered on wpml.org as a development site.