Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Letonisë në Republikën e Çekisë, jorezident për Kosovën, zotëri Alberts Sarkanis, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, duke theksuar nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Ajo tha se ndihma e Letonisë në procesin e integrimeve evropiane për Kosovën, përmes shkëmbimit të përvojës, është e rëndësishme, me qëllim të përafrimit të vendit me BE-në. Ambasadori i Letonisë, jorezident për Kosovën, zotëri Alberts Sarkanis, theksoi se vendi i tij është i gatshëm që ta ndihmojë Kosovën në proceset e saj integruese dhe të zgjerojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.