presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti futbollistin Granit Xhaka, ia dorëzoi medaljen Ambasador Nderi

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim futbollistin e njohur nga Kosova, Granit Xhaka, të cilit ia dorëzoi medaljen Ambasador Nderi, me të cilën e ka dekoruar më 17 Shkurt të këtij viti.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi Granit Xhakën për punën e tij, për sukseset që ka arritur në fushën e sportit të futbollit dhe theksoi se të rinjtë nga Kosova po bëhen ambasadorë të shtetit të tyre dhe po tregojnë vlerat e tyre kudo në botë.Sportisti nga Kosova, Granit Xhaka e falënderoi Presidenten për titullin me të cilin e ka nderuar si Ambasador Nderi të Kosovës dhe tha se do të vazhdojë të kontribuojë për vendin e tij edhe në të ardhmen.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.