presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Abdullah Gyl

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Abdullah Gyl, me rastin e tragjedisë së shkaktuar nga shpërthimi në minierën në pjesën perëndimore të Turqisë.

Në telegram thuhet: E morëm me dhimbje të thellë lajmin tragjik për eksplodimin në minierë në Manisa, që mori shumë jetë njerëzish dhe la pas vetes familje të shkatërruara. Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve të viktimave dhe popullit të Turqisë. Në këto moment të dhimbjes dhe pikëllimit në vendin tuaj, dëshiroj të shpreh se ne jemi me ju dhe popullin tuaj në mendimet dhe lutjet tona, me shpresë për një mision të suksesshëm shpëtimi. Ju lutem Ekselenca Juaj, pranoni konsideratën time më të lartë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.