DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse Greke, ambasadoren Konstantina Athanassiadou

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou.

Presidentja Jahjaga me këtë rast vlerësoi bashkëpunimin e Kosovës dhe të Greqisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat.  Presidentja Jahjaga theksoi se prioritet i institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës është integrimi në strukturat euroatlantike dhe tha se mbështetja e Greqisë në këtë fushë është e nevojshme.Shefja e  re e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, tha se do të angazhohet për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit që ka kjo zyrë me institucionet e Kosovës .

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.