DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, zotëri Jean-Claude Schlumberger, me të cilin bisedoi për procesin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe mundësinë e angazhimin teknik të misionit të OSBE-së në këto zgjedhje.

Presidentja Jahjaga tha se pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, të cilës i parapriu një proces i konsultimeve me të gjitha partitë dhe subjektet e tjera politike të Kosovës, janë duke u bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, me një pjesëmarrje masive të qytetarëve në to. Presidentja Jahjaga tha se e vlerëson angazhimin dhe ndihmën e OSBE-së, e cila ka një përvojë të mirë dhe një përgatitje të nevojshme teknike të ndihmojë procesin që do të organizohet nga KQZ. Ajo tha se misioni i OSBE-së sërish do të mund të ndihmojë procesin, përmes zyrtarizimit të përkrahjes për KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës dhe mbështetjes në aspektet e tjera të zgjedhjeve të parakohshme. Ambasadori i OSBE-së Jean-Claude Schluberger theksoi se misioni i tij ka nisur konsultimet dhe përgatitjet e nevojshme për të luajtur rolin mbështetës në procesin e zgjedhjeve dhe është i gatshëm që të ndihmojë KQZ-në për të pasur një proces të rregullt zgjedhor. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.