presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takon ambasadorët e shteteve të Kuintit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorët dhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe të akredituar në Kosovë për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Presidentja Jahjaga i njoftoi ambasadorët për vendimin e saj për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 8 qershor, pas konsultimeve gjithëpërfshirëse me partitë dhe subjektet politike të Kosovës, për të gjetur një datë brenda suazave të përcaktuara ligjore dhe që lejon hapësirën e nevojshme për përgatitjen e zgjedhjeve në vend.Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë, të lirë dhe demokratik për të ndihmuar në përmbushjen e vizionit evropian të Kosovës, dhe shtoi se tashmë i ka drejtuar ftesë Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshës Catherine Ashton që të dërgojë në Kosovë një mision vëzhgues të zgjedhjeve.Presidentja Jahjaga po ashtu inkurajoi ambasadat e akredituara në Kosovë që të marrin pjesë në monitorimin e zgjedhjeve, për të siguruar një proces transparent dhe një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në nivel vendi.Ambasadorët e vendeve të Kuintit falënderuan Presidenten Jahjaga për qëndrimin e saj për një proces të drejtë zgjedhor dhe e theksuan përkushtimin e tyre për të ndihmuar në realizimin e këtyre objektivave.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.