Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot ambasadën e Republikës së Turqisë në Prishtinë.
Presidentja takoi ambasadoren Songul Ozan, së cilës i shprehu ngushëllime për minatorët që humbën jetën në tragjedinë e shkaktuar nga shpërthimi në minierën në perëndim të Turqisë. Gjithashtu, Presidentja Jahjaga u nënshkrua në Librin e Zisë, të hapur në Ambasadën e Turqisë për këtë rast tragjik.