Presidentja Atifete Jahjaga priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, zotëri Jens Stoltenberg në vizitën e tij të parë në Republikën e Kosovës, me të cilin diskutuan zhvillimet aktuale në vend dhe orientimin strategjik të Kosovës për t’u anëtarësuar në aleancën veriatlantike.
Presidentja Jahjaga takoi Presidentin në detyrë të Italisë dhe Presidenten e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit sot në Romë nga Presidenti në detyrë i Republikës së Italisë, zotëri Pietro Grasso, me të cilin diskutoi për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, si dhe theks i veçantë iu kushtua procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës, angazhimit rreth reformave të brendshme, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Presidentja Atifete Jahjaga u prit në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e Tij, Papa Francesku

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan në audiencë private nga Shenjtëria e Tij, Papa Francesku. Në një takim mbi 40-minutësh dhe shumë të përzemërt, Presidentja Jahjaga i shprehu Papa Franceskut mirënjohjen për pritjen, duke e vlerësuar si një gjest të besimit dhe të njohjes së përpjekjeve të Kosovës për të forcuar harmoninë ndërfetare, si dhe të ambicieve për të jetuar në paqe dhe liri të një shoqërie të qytetarëve të barabartë.
U zhvillua takimi i parë i ekipit teknik për shqyrtimin e legjislacionit të pranuar nga BE-ja për formimin e Gjykatës Speciale

Është zhvilluar sot takimi i parë i ekipit teknik për shqyrtimin e legjislacionit të pranuar nga BE-ja, për formimin e Gjykatës Speciale. Grupi teknik do te jetë i përbërë nga ministri i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, në cilësinë e udhëheqësit të Ekipit, ministri i FSK-së, z. Haki Demolli, ministri i arsimit, z. Arsim Bajrami, kryetari i Gjykatës Supreme, z. Fejzullah Hasani, kryesuesi i KGJK-së, z. Enver Peci, u.d. i kryeprokurorit të shtetit, z. Sylë Hoxha, këshilltari për çështje ligjore të Presidentes, z. Selim Selimi, si dhe ekspertja, znj. Donika Qerimi.
Presidentja Atifete Jahjaga u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Prishtinë me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, zotëri Sebastian Kurz, me të cilin bisedoi, për pak çaste, për zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset integruese të vendit, për kultivimin e tolerancës ndërfetare në Kosovë dhe për bashkërendimin ndërkombëtar në adresimin e kërcënimeve ekstremiste. Të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat, posaçërisht në atë të zhvillimit ekonomik.
Presidentja Atifete Jahjaga priti zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, z. Musa Xhaferi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë dhe për nevojën e zgjerimit dhe të thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Presidentja Jahjaga priti udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse për sundimin e ligjit, të drejtësisë dhe të integrimeve evropiane

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse për sundimin e ligjit, të drejtësisë dhe të integrimeve evropiane, ministrin e Punëve të Brendshme, zotëri Skënder Hyseni, ministrin e Drejtësisë, zotëri Hajredin Kuçi, ministrin e Integrimeve Evropiane, zotëri Bekim Çollaku, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zotëri Enver Peci, ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të shtetit, zotëri Sylë Hoxha dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 19 janar 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 19 janar 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim zëvendeskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi. Dita: E hënë, 19 janar Koha: 13:30 Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. ***** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Sebastian Kurz. Dita: E hënë, 19 janar Koha: 17:45 Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. ***** Presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri Sebastian Kurz takohen me krerët e bashkësive fetare. Dita: E hënë, 19 janar Koha: 18:15 Vendi: Katedralja Nëna Tereze ***** Presidentja Jahjaga dhe ministri Kurz marrin pjesë në hapjen e ekspozitës së Leopold Forstner. Dita: E hënë, 19 janar Koha: 19:00 Vendi: Katedralja Nëna Tereze
Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Mustafa pranuan dorëheqjen e drejtorit të AKI-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri, zotëri Isa Mustafa, sot pranuan dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, zotëri Bashkim Smakajt.
Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës mbajti punëtorinë për shkëmbimin e përvojave midis Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës

Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, që udhëhiqet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, në bashkëpunim me Zyrën ligjore në Zyrës e Kryeministrit dhe UNWOMEN, ka mbajtur punëtorinë dyditore për shkëmbimin e përvojave midis Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës lidhur me dhunën seksuale gjatë luftës.