Presidentja e Republikës së Kosovës dhe Kryeministri emërojnë drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri i Kosovës, zotëri Isa Mustafa, në bazë të nenit 84 paragrafi 21, nenit 94 paragrafi 8, nenit 129 paragrafi 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 5 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, emëruan zotëri Agron Selimajn drejtor të AKI-së.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 2 shkurt 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 2 shkurt 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Grupin e Grave DeputeteDita: E hënë, 2 shkurtKoha: 14:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit sot në Pallatin Presidencial në Sofje, nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, zotëri Rosen Plevneliev, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të institucioneve fë Kosovës, për ndarjen nga jeta të Presidentit të parë të Bullgarisë demokratike. Presidentja Jahjaga tha se vdekja e presidentit Zhelev është humbje jo vetëm për Bullgarinë por edhe për gjithë botën demokratike.
Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit të Bullgarisë, Zhelju Zheljev

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, sot mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të parë të zgjedhur ne mënyrë demokratike në Republikën e Bullgarisë, zotëri Zhelju Zheljev.
Presidentja Jahjaga vuri kurora lulesh para shtatores së Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga bëri homazhe dhe vuri kurora lulesh para shtatores së Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti në Prishtinë, i cili ra 18 vjet më parë, më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë, së bashku më Heronjtë e Kosovës, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.
Presidentja Jahjaga dekretoi Ligjin nr. 05/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-035 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi Ligjin nr. 05/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-035 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, të miratuar në seancën plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës, më 19 janar 2015.
Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës

Skenat kaotike dhe të dhunshme në rrugët e Prishtinës, janë plotësisht të papranueshme. Bëj thirrje për qetësi dhe rivendosje të rendit në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit si dhe për reflektim. Ju bëj thirrje protestuesve të mbetur në rrugët e qytetit të Prishtinës që të shpërndahen në mënyrë të qetë dhe të mos vazhdojnë përplasjen me Policinë e Kosovës, një institucion përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe të ligjit dhe për sigurinë e secilit qytetar të vendit. Ajo është Policia jonë.
Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Naim Ismajli dhe drejtorin ekzekutiv të këtij asociacioni, z. Sazan Ibrahimi.
Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës

E konsideroj protestën e sotme në Prishtinë si një të drejtë demokratike të qytetarëve të Kosovës për të shprehur kërkesat e tyre.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 23 janar 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 23 janar 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Dita: E premte, 23 janar Koha: 11:15Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101