Sqarim i Zyrës së Presidentes

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, për hir të sqarimit të drejtë të opinionit publik, në mënyrë të hapur dhe transparente thekson se lajmi i botuar në disa nga mediat për tenderin për blerjen e luleve është i pasaktë dhe i shtrembëruar.

Jahjaga: Ikja nga Kosova nuk është zgjidhje

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot komunën e Vushtrrisë, që është nga komunat më të prekura nga migrimi ilegal i javëve të fundit.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 6 shkurt 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 6 shkurt 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga do të vizitojë komunën e Vushtrrisë si dhe komunën e Ferizajt dhe do të bashkëbisedoj me qytetarët. Dita: E premte, 6 shkurt Koha: 11:00Vendi: Vushtrri ***** Dita: E premte, 6 shkurt Koha: 13:00Vendi: Ferizaj 

Presidentja Jahjaga, kryeministri Mustafa e zyrtarë të qeverisë diskutuan hapat për zgjidhjen e çështjes së migrimit ilegal

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, së bashku me kryeministrin, zotëri Isa Mustafa, takuan sonte zëvendëskryeministrin, zotëri Kujtim Shala, ministrin e financave, zotëri Avdullah Hoti, ministrin e infrastrukturës, zotëri Lutfi Zharku, zëvendësministrin e jashtëm, zotëri Petrit Selimi, zëvendësministrin e integrimeve, zotëri Ramadan Ilazi dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni, për të diskutuar hapat që duhet ndërmarrë në zgjidhjen e çështjes së migrimit ilegal.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 3 shkurt 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 3 shkurt 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Nasim Naço.Dita: E martë, 3 shkurtKoha: 13:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Presidentja Atifete Jahjaga priti një grup të grave deputete

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim një grup të grave deputete, të kryesuara nga deputetja znj. Alma Lama, të cilat i dorëzuan amendamentin e propozuar kushtetues për përfshirjen e gruas në kuotë prej 40 për qind në postet e ministrave dhe zëvendësministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.