Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë. Ajo u nënshkrua në librin e zisë, të hapur në këtë ambasadë me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Gjermanisë, z. Richard von Weizsäcker.
Presidentja Jahjaga shprehu konsideratën e lartë për figurën e ish-presidentit Weizsäcker. Ajo çmoi larg personalitetin e tij prej burrështetasi dhe kontributin e tij në proceset e rëndësishme që kaloi rajoni dhe Gjermania në kohën kur ai ishte në krye të shtetit.