Presidentja Jahjaga takoi Presidenten e sapozgjedhur të Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar-Kitarovic

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar-Kitarovic me të cilën diskutuan për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe perspektivën evropiane të rajonit.
Presidentja Jahjaga mori pjesë në hapjen e ekspozitës Arkeologjia 2014

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Arkeologjia 2014” e cila u mbajt në Muzeun Kombëtar të Kosovës, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, zotëri Isa Mustafa si dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zotëri Kujtim Shala.
Presidentja Atifete Jahjaga priti shefin e misionit të IOM-it, Jorge Baca Vaughan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e misionit të Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Jorge Baca Vaughan, zonjën Maria Manke, përfaqësuese e zyrës rajonale të IOM-it për Evropën Juglindore dhe z. Valon Halimi, i dërguar i kësaj organizate në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Presidentja Jahjaga priti zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-së, zotëri Hoyt Yee, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë në kuadër të dialogut që po zhvillohet në Bruksel dhe përmbushjen e obligimeve të Kosovës karshi bashkësisë ndërkombëtare.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 12 shkurt 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 12 shkurt 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, zotëri Hoyt Yee. Dita: E enjte, 12 shkurt Koha: 09:00 Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Presidentja Jahjaga vizitoi komunën e Gjilanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pas vizitës në komunën e Podujevës, vizitoi sot komunën edhe komunën e Gjilanit.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 11 shkurt 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 11 shkurt 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton komunën e Podujevës. Takohet me kryetarin e komunës, z.Agim Veliu. Dita: E mërkurë, 11 shkurt Koha: 10:30 Vendi: Ndërtesa e Komunës së Podujevës ***** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton komunën e Gjilanit. Takohet me kryetarin e komunës, z.Lutfi Haziri. Dita: E mërkurë, 11 shkurt Koha: 13:00 Vendi: Ndërtesa e Komunës së Gjilanit
Presidentja Jahjaga vizitoi komunën e Podujevës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot komunën e Podujevës, në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës dhe takimeve me qytetarë, me qëllim të parandalimit të migrimit ilegal të qytetarëve dhe përcjelljes së mesazhit se rruga e ikjes nga vendi nuk është zgjidhje e asnjë problemi.
Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës zhvilloi takimin e radhës të grupit punues për fuqizimin ekonomik të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe që udhëhiqet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, zhvilloi takimin e radhës të grupit punues për fuqizimin ekonomik të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Presidentja vizitoi Ferizajn, thotë se Kosova nuk ka qytetarë për të humbur

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pas komunës së Vushtrrisë, vizitoi sot komunën e Ferizajt, ku u takua me udhëheqjen komunale dhe me qytetarët për të diskutuar me ta në lidhje me valën e fundit të migrimit ilegal dhe për të dhënë porosinë se largimi nga Kosova nuk është zgjidhje për qytetarët, por ata dhe institucionet e vendit duhet të punojnë në kapërcimin e problemeve aktuale dhe për ndërtimin dhe përparimin e vendit tonë.