Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Arkeologjia 2014” e cila u mbajt në Muzeun Kombëtar të Kosovës, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, zotëri Isa Mustafa si dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zotëri Kujtim Shala.
Ekspozita “Arkeologjia 2014”, u hap me rastin e kremtimit të 7-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.