DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit të Bullgarisë, Zhelju Zheljev

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, sot mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të parë të zgjedhur ne mënyrë demokratike në Republikën e Bullgarisë, zotëri Zhelju Zheljev.

Ceremonia e varrimit u mbajt në Kishën e Madhe në Sofje të Bullgarisë dhe morën pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, presidenti i Republikës së Maqedonisë, presidenti i Kryesisë së Republikës së Bosnjë Hercegovinës dhe personalitete të tjera politike e shoqërore të Bullgarisë. Presidentja Jahjaga u nënshkrua edhe në librin e zisë të hapur në Kishën e Madhe të Sofjes në nderim të presidentit të parë demokratik të Republikës së Bullgarisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.