DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse për sundimin e ligjit, të drejtësisë dhe të integrimeve evropiane

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse për sundimin e ligjit, të drejtësisë dhe të integrimeve evropiane, ministrin e Punëve të Brendshme, zotëri Skënder Hyseni, ministrin e Drejtësisë, zotëri Hajredin Kuçi, ministrin e Integrimeve Evropiane, zotëri Bekim Çollaku, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zotëri Enver Peci, ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të shtetit, zotëri Sylë Hoxha dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni.

Takimi i Presidentes Jahjaga me udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse u zhvillua me qëllim të bashkërendimit dhe të harmonizimit të veprimeve ndërinstitucionale në përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë takim u diskutua edhe për angazhimin e institucioneve të Kosovës në parandalimin e migrimit ilegal.Presidentja Jahjaga dhe udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse biseduan për përshpejtimin e procesit të plotësimit dhe të miratimit të pakos legjislative, për bashkërendimin më të mirë institucional në fushën e sundimit të ligjit, për efikasitetin  e sistemit gjyqësor dhe prokurorial si dhe u pajtuan për dinamikën e zbatimit të të gjitha rekomandimeve të mbetura për procesin e liberalizimit të vizave, i cili tashmë është në fazën përfundimtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.