DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, z. Musa Xhaferi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë dhe për nevojën e zgjerimit dhe të thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Presidentja Jahjaga theksoi se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është integrimi në strukturat euroatlantike, dhe se shkëmbimi i përvojave ndërmjet dy vendeve do të ndihmonte përshpejtimin e këtij procesi. Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, zotëri Musa Xhaferi, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Maqedonisë për të thelluar bashkëpunimin me Institucionet e Kosovës në të gjitha fushat me interes dypalësh. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.