Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e martë, 19 maj 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e martë, 19 maj 2015 Çka: Ceremonia e betimit të 41 gjyqtarëve të rinj të Republikës së Kosovës, përpara Presidentes së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga. Kur: E martë, 19 maj, ora :10:00 Ku: Qeveria e Kosovës, P-38
Presidentja Jahjaga priti një delegacion të Federatës së Peshkatarëve sportivë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Federatës së Peshkatarëve sportivë e rekreativë të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Arjanit Slamniku, i cili i dorëzoi Presidentes certifikatën e anëtarit të nderit të kësaj Federate.
Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Merxha

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ngushëlloi me anë të një telegrami familjes Merxha, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Haxhi Hafiz Zylfi Merxha.
Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Lumezi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Lumezi, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, mjekut e intelektualit, Engjëll Lumezi.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 15 maj

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 15 maj Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në ngjarjen “Grumbullimi i Fustaneve/fundeve”. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është kontributi me një fund apo fustan në instalacionin artistik “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga. Ngjarja zhvillohet të premten, datë 15 maj, nga ora 10:00 deri në orën 19:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë. Presidentja Jahjaga do të vizitojë organizatorët në orën 12:00.
Presidentja Jahjaga mori pjesë në instalacionin Mendoj për ty, në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ngjarjen “Grumbullimi i Fustaneve/fundeve”, e organizuar në sheshin “Ibrahim Rugova në Prishtinë, qëllimi i së cilës është kontributi në instalacionin artistik “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.
Intervistimi i kandidatëve për auditor të përgjithshëm fillon nga java e ardhshme

Komisioni profesional për përzgjedhjen e kandidatit për auditor të përgjithshëm është mbledhur sot për të shqyrtuar ankesat e paraqitura nga aplikantë në fazën fillestare të procesit dhe për të përcaktuar dinamikën e procesit.
Presidentja Jahjaga priti kongresistin e SHBA-së Dana Rohrabacher

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kongresistin e SHBA-së, zotëri Dana Rohrabacher, me te cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon si dhe për rrugën e integrimeve euro-atlantike.
Deklaratë e Presidentes Jahjaga dhe Kryeministrit Mustafa

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri zotëri Isa Mustafa shprehin shqetësimin e tyre të thellë dhe dënojnë çfarëdo përfshirje të shtetasve të Republikës së Kosovës në incidente në Republikën e Maqedonisë që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe shteteve fqinje, duke vënë në sprovë paqen dhe sigurinë dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve.
Presidentja Jahjaga takoi kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Punëve te Brendshme Skender Hyseni

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga është takuar sot me kryeministrin zotëri Isa Mustafa dhe me ministrin e Punëve te Brendshme, zotëri Skender Hyseni, për të diskutuar për gjendjen aktuale te sigurisë në Kosovë dhe zhvillimet e fundit ne Republikën e Maqedonisë.