presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Lumezi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Lumezi, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, mjekut e intelektualit, Engjëll Lumezi.

Në telegram thuhet:

E nderuara familja Lumezi, 
 
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të dr. Engjëll Lumezit.
 
E ndaj me ju, e nderuara familje, këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar me shumë respekt punën dhe kontributin e çmuar të Dr. Engjëll Lumezit, njërit ndër mjekët e parë shqiptarë në Prizren.
 
Dr. Engjëll Lumezi do të kujtohet për kontributin e  jashtëzakonshëm që  ka dhënë  si mjek,  si ligjërues shumëvjeçar në Fakultetin e Mjekësisë, si bashkëthemelues i Katedrës dhe i Institutit të Fiziologjisë.
 
Ndarja nga jeta e Dr. Lumezit është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për miqtë, për bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata studiues që patën fatin të mësojnë nga ai.
 
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal,  ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.