presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të Federatës së Peshkatarëve sportivë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Federatës së Peshkatarëve sportivë e rekreativë të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Arjanit Slamniku, i cili i dorëzoi Presidentes certifikatën e anëtarit të nderit të kësaj Federate.

Presidentja Jahjaga duke e falënderuar delegacionin e Federatës së Peshkatarëve sportiv e rekreativ të Kosovës tha se ndjehet e nderuar për anëtarësimin e saj. Ajo e vlerësoi punën dhe angazhimin e Federates në vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës për ruajtjen e mjedisit dhe vlerësoi se duhet një pune e përbashkët në mbrojtjen e resurseve natyrore të Kosovës, të lumenjve e liqeve dhe në përgjithësi të natyrës. Presidentja Jahjaga tha se do të jetë mbështetëse dhe përkrahëse e fuqishme e aktiviteteve të Federatës së Peshkatarëve të Kosovës. Kryetari i Federatës, zotëri Sllamniku e vlerësoi angazhimin e Presidentes Jahjaga dhe mbështetjen që po i jep Federatës dhe tha se anëtarët e saj janë të nderuar me anëtarësimin e Presidentes. Ai e njoftoi Presidenten Jahjaga për gjithë aktivitetin e Federatës, planet e saj në të ardhmen dhe angazhimin në ndërkombëtarizimin e saj dhe pranimin në nivel të Federatës e Konfederatës Ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.