Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 15 maj
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në ngjarjen
“Grumbullimi i Fustaneve/fundeve”. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është kontributi me një fund apo fustan në instalacionin artistik “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga.
Ngjarja zhvillohet të premten, datë 15 maj, nga ora 10:00 deri në orën 19:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.
Presidentja Jahjaga do të vizitojë organizatorët në orën 12:00.