Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, përshëndet vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar amendamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, si një përmbushje të obligimeve ndërkombëtare të vendit.

Presidentja Jahjaga dhe Baronesha Joyce Anelay vizituan Gjakovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dhe Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, qëndruan sot për vizitë në komunën e Gjakovës.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e mërkurë, 22 korrik 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e mërkurë, 22 korrik 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dhe Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, vizitojnë komunën e Gjakovës.Dita: E mërkurë, 22 korrikKoha: 11:45Vendi: Qendra “Medica Gjakova”, rr. “Fadil Nimani”, nr.34, GjakovëShënim: Pas takimit do të ketë deklarata për media.

Presidentja Jahjaga dhe Baronesha Anelay vizituan Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, vizituan sot Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas, pjesë e së cilës është edhe punëtoria e rrobaqepësisë ku u njoftuan nga afër me cilësinë e produkteve të cilat prodhohen në këtë qendër

Presidentja Atifete Jahjaga priti Baroneshën Joyce Anelay

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baroneshën Joyce Anelay, vizita e së cilës zhvillohet në kuadër të vazhdimit të marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve, dhe bashkëpunimit të ngushtë në fushën e të drejtave të njeriut përkatësisht ndihmën për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e martë, 21 korrik 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e martë, 21 korrik 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baroneshën Joyce Anelay.Dita: E martë, 21 korrikKoha: 10:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101Shënim: Pas takimit do të ketë deklarata për media.*****Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Baronesha Joyce Anelay vizitojnë Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas. Dita: E martë, 21 korrikKoha: 17:00Vendi: Qendra për promovimin e të drejtave të grave, Drenas, rr. “Rasim Kiçina” nr.5 Shënim: Pas takimit do të ketë deklarata për media.

Presidentja Jahjaga ngushëlloi presidentin Erdoğan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi Presidentit të Turqisë z. Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e sulmit të sotëm terrorist në qytezën Suruç, në afërsi të kufirit me Sirinë, në të cilin humbën jetën së paku 28 persona dhe u plagosën rreth 100 të tjerë.

Presidenti Barak Obama uroi Presidenten Jahjaga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e Festës së Bajramit.

This site is registered on wpml.org as a development site.