Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e Festës së Bajramit.
Në urim thuhet: E nderuara Zonja Kryetare: Populli amerikan na bashkohet mua dhe Michelles në përcjelljen e dëshirave tona më të mira juve dhe popullit të vendit tuaj në festimin tuaj të Bajramit të madh. Gjatë Ramazanit, muslimanët në mbarë botën – duke përfshirë edhe komunitetin e fortë dhe dinamik musliman të Amerikës – janë munduar që të jenë më afër me Zotin, nëpërmes ripërtritjes shpirtërore dhe veprave të besnikërisë fetare. Kjo ishte, po ashtu, një mundësi për të kaluar më shumë kohë me të dashurit tanë, të ndihmohen ata që kishin më pak fat dhe të mendojmë më thellë për mençurinë dhe paqen, të cilat rrjedhin nga besimi. Ishte po ashtu kohë që, gjatë ritualeve të agjërimit dhe lutjeve, të rikujtojmë vlerat të cilat të gjithë ne i ndajmë dhe njerëzimin tonë të përbashkët. Urojmë që viti që vjen t’ju sjellë gëzim, prosperitet dhe mirëqenie. Me fat Bajrami! Sinqerisht,Barak Obama