Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e martë, 21 korrik 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baroneshën Joyce Anelay.Dita: E martë, 21 korrikKoha: 10:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101Shënim: Pas takimit do të ketë deklarata për media.*****Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Baronesha Joyce Anelay vizitojnë Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas. Dita: E martë, 21 korrikKoha: 17:00Vendi: Qendra për promovimin e të drejtave të grave, Drenas, rr. “Rasim Kiçina” nr.5 Shënim: Pas takimit do të ketë deklarata për media.