presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi presidentin Erdoğan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi Presidentit të Turqisë z. Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e sulmit të sotëm terrorist në qytezën Suruç, në afërsi të kufirit me Sirinë, në të cilin humbën jetën së paku 28 persona dhe u plagosën rreth 100 të tjerë.

Në Telegram thuhet:
 
Shkëlqesia juaj, me pikëllim të thellë dhe dhimbje morëm lajmin për sulmin e tmerrshëm terrorist që ndodhi sot në qytezën Suruç të prefekturës Shanllëurfa,  në afërsi të kufirit me Sirinë, në të cilin humbën jetën së paku 28 persona dhe u plagosën rreth 100 të tjerë. Në këto momente të vështira të zisë,  mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me të gjithë qytetarët e Turqisë
Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit është e përbashkët dhe përballja me këto fenomene do të jetë e rëndë por vendimtare për të ardhmen dhe përparimin e qytetareve tanë.

Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit është lufta jonë e përbashkët për të forcuar themelet e sigurisë globale dhe për të ruajtur stabilitetin në botë. Sot jemi me popullin turk, në dhimbjen e tij në këto çaste të renda kur ka humbur dhjetëra të rinj, qytetarë të Turqisë dhe sigurojmë se do të jemi përkrah tij dhe botes demokratike  në ruajtjen e  vlerave të përbashkëta njerëzore dhe të sigurisë në përgjithësi.

Në emër të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Juve dhe për popullin turk.

Me respekt,
 
Atifete Jahjaga
Presidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.