Qeveria e SHBA vazhdon ta ndihmojë Kosovën përmes USAID-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, dhe Drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, James Hope, nënshkruan sot marrëveshjen mbi grantin e objektivave zhvillimore midis SHBA dhe Republikës së Kosovës.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, jorezident për Kosovën, Najeeb Al-Bader

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës në përmbyllje të mandatit të tij në Kosovë, ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, jorezident për Kosovën, z. Najeeb Al-Bader.
Presidentja Jahjaga u prit nga Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga është pritur nga drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri John O. Brennan, në selinë e kësaj agjencie.
Sqarim i Zyrës së Presidentes

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, sqaron opinionin publik se shkrimi në portalin Telegrafi.com me titullin “Presidentja vet e 11-ta në Amerikë” është plotësisht i pavërtetë dhe i bazuar në insinuata.
Presidentja Atifete Jahjaga vazhdon vizitën në Shqipëri

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë vuri kurore lulesh pranë monumentit “Nënë Shqipëri” dhe më pas edhe një kurorë me lule pranë bustit të heroit të Kosovës, komandantit legjendar Adem Jashari që ndodhet në Tiranë.
Presidentja Jahjaga e dekoroi shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin e Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi sot në shtëpinë e tij në Tiranë shkrimtarin e madh shqiptar me renome botërore, zotëri Ismail Kadare, të cilin e dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, për kontributin e jashtëzakonshëm për afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe dhe për kontributin e madh në përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi.
Presidentja Atifete Jahjaga u takua me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës shtetërore në Republikën e Shqipërisë, ka takuar sot në Tiranë kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha.
Presidentja Atifete Jahjaga u takua me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, zotin Erion Veliaj.
Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nga kryetari Ilir Meta dhe përfaqësues të grupeve parlamentare të përfaqësuara në Kuvend.
Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zotëri Edi Rama, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri.