DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, jorezident për Kosovën, Najeeb Al-Bader

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës në përmbyllje të mandatit të tij në Kosovë, ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, jorezident për Kosovën, z. Najeeb Al-Bader.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Al Bader për kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohje për shtetin mik të Kuvajtit që e ka mbështetur konsolidimin e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, posaçërisht për përkrahjen që Kuvajti po jep për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe shtetit të Kuvajtit janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin për thellim të tyre në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.  Ambasadori Najeeb al-Bader e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës dhe theksoi përkushtimin e shtetit të Kuvajtit për të avancuar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.