Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga është pritur nga drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri John O. Brennan, në selinë e kësaj agjencie.
Presidentja Jahjaga dhe zotëri Brennan kanë diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, kontributin e Republikës së Kosovës në koalicionin global kundër terrorizmit dhe përkushtimin e institucioneve të vendit për të thelluar partneritetin me SHBA-të.