Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës shtetërore në Republikën e Shqipërisë, ka takuar sot në Tiranë kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha.
Presidentja Jahjaga dhe z. Basha diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri dhe përparimet që kanë bërë të dyja vendet ne forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe realizimin e perspektives evropiane.Presidentja Jahjaga theksoi se zhvillimi i demokracisë parlamentare është thelbësor për konsolidimin demokratik dhe për përshpejtimin e rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian.Presidentja Jahjaga dhe z Basha diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.