presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga e dekoroi shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin e Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi sot në shtëpinë e tij në Tiranë shkrimtarin e madh shqiptar me renome botërore, zotëri Ismail Kadare, të cilin e dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, për kontributin e jashtëzakonshëm për afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe dhe për kontributin e madh në përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart gjithë punën dhe angazhimin e Ismail Kadaresë jo vetëm në fushën e letërsisë dhe e falënderoi për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen e madhe për popullin e  Kosovës edhe në kohët më të rënda të historisë së tij.Shkrimtari i madh Ismail Kadare, duke e falënderuar Presidenten Jahjaga për nderimin që i ka bërë, theksoi se ajo ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin e imazhit të Kosovës në botë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.