DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga vazhdon vizitën në Shqipëri

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë vuri kurore lulesh pranë monumentit “Nënë Shqipëri” dhe më pas edhe një kurorë me lule pranë bustit të heroit të Kosovës, komandantit legjendar Adem Jashari që ndodhet në Tiranë.

Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, presidentja Jahjaga bëri vizitë edhe në Bunker Art, e shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes zonja Mimi Kodheli.
 
Presidentja Jahjaga pas kësaj qëndroi në qytetin e Beratit, ku e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Berat, zotëri Petrit Sina, vizitoi Muzeumin Ikonografik “Onufri”

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.