DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga u prit nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zotëri Edi Rama, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Rama biseduan për zhvillimet aktuale në të dyja vendet, nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të investimeve, promovimin e prodhimeve në të dyja vendet, procesin e integrimeve dhe ndihmën dhe shkëmbimin e përvojave në këtë rrugë. Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart ndihmën që Shqipëria po i jep Kosovës në të gjitha fushat e posaçërisht në konsolidimin e saj ndërkombëtar. Ajo tha se të dyja vendet, që aspirojnë integrimin evropian, po bëhen shembull i mirë i bashkëpunimit dhe promovimit të paqes dhe të sigurisë dhe gjithashtu po dëshmojnë përkushtimin për shtetin e së drejtës. Kryeministri Edi Rama e përgëzoi presidenten Jahjaga për rolin e saj dhe në veçanti e mirëpriti vizitën zyrtare në Shqipëri, si një shembull konkret i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve. Ai tha se Shqipëria do të qëndrojë përkrah Kosovës në te gjitha proceset nëpër të cilat po kalon ajo.Në takim morën pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zotëri Memli Krasniqi dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, zonja Hykmete Bajrami.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.