Presidentja Jahjaga vendosi kurorë lulesh në përkujtim të ushtarëve britanikë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, zotëri Ruairi O’connell, përfaqësues të KFOR-it, si dhe komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, vunë kurora lulesh në memorialin britanik në bazën kryesore të KFOR-it në Film City në Prishtinë, në përkujtim të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore e deri te të rënët në Kosovë.

Kosova kalon pragun e vlerësimit të MCC-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mirëpret njoftimin e agjencisë amerikane Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (Millenium Challenge Corporation – MCC) se Kosova ka kaluar pragun për t’u kualifikuar për asistencë nga kjo agjenci. Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën, që demonstron progres të theksuar në performancën e politikave si liritë ekonomike, qeverisja e drejtë dhe demokratike dhe investimi në qytetarët e saj.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 6 nëntor 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 6 nëntor 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, z.Johannes Hahn.Dita: E premte, 6 nëntorKoha: 08:30Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. 

Presidentja Atifete Jahjaga priti komisionerin e BE-së, Johannes Hahn

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka pritur sot Komisionerin evropian për politikat evropiane të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim, zotëri Johannes Hahn me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, raportin vlerësues për liberalizim të vizave dhe themelimin e Gjykatës Speciale.

Presidentja Atifete Jahjaga priti anëtarët e Grupit punues për qasje në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim anëtarët e Grupit punues për qasje në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci, zëvendëskryeprokuroren e Shtetit, zonjën Sevdije Morina, zëvendësministrin e Drejtësisë, z. Lirak Çelaj dhe përfaqësuesen e EULEX-it, kryeprokuroren Jaroslava Novotna.

This site is registered on wpml.org as a development site.