Fjala e Presidentes Jahjaga në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak

Këtë javë mund ta quajmë si javën e fuqizimit të raporteve Kosovë-Austri. Të hënën mora pjesë në festimet për shënimin e 60-vjetorit të pavarësisë dhe deklarimit të neutralitetit të përhershëm të Austrisë. Dje dhe sot zhvillova takime intensive me Shkëlqesinë e Tij Presidentin Fischer, ku vlerësuam përkushtimin e dy shteteve tona për paqen, demokracinë e stabilitetin në rajon. Mbi të gjitha biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, investiv dhe tregtar në mes të vendeve tona. Tani jam e lumtur që së bashku me ju, po bëjmë hapa të tjerë në konkretizimin e marrëdhënieve tona duke stimuluar bashkëpunimin në sektorin privat dhe rritjen e investimeve austriake në Kosovë. Kosova është një destinacion relativisht i ri për investitorët e huaj. Përkundër kësaj, vendi im ofron një mori mundësish për investime dhe një klimë gjithnjë e më të favorshme të biznesit.

Fjala e Presidentes Jahjaga në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak

Këtë javë mund ta quajmë si javën e fuqizimit të raporteve Kosovë-Austri. Të hënën mora pjesë në festimet për shënimin e 60-vjetorit të pavarësisë dhe deklarimit të neutralitetit të përhershëm të Austrisë. Dje dhe sot zhvillova takime intensive me Shkëlqesinë e Tij Presidentin Fischer, ku vlerësuam përkushtimin e dy shteteve tona për paqen, demokracinë e stabilitetin në rajon.

Presidentja Atifete Jahjaga priti Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga sot në Kosovë për vizitë zyrtare dyditore po qëndron Presidenti i Austrisë, zotëri Heinz Fischer. Presidenti Fischer është presidenti i parë austriak që po viziton Republikën e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datat 28 -29 tetor

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datat 28 -29 tetor   Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, në vizitë zyrtare shtetërore në vendin tonë vjen Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer.   Në vijim agjenda e vizitës dyditore së Presidentit Fischer:   E mërkurë, 28 tetor Koha: 12:20 Pritja me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”.   Shënim: Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në orën 12:00. 12:40 Takimi i Presidentes Jahjaga me Presidentin Fischer.   Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101. Shënim: Pas takimit do të ketë konferencë për media.   17:20 Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli.   Vendi: Kabineti i kryetarit të Kuvendit. Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.   E enjte, 29 tetor   08:00 Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa.   Vendi: Kabineti i kryeministrit. Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.   09:00 Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Fischer marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak.   Vendi: Hoteli Swis Diamond.   10:45 Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Fischer vizitojnë Prizrenin.   Vendi: Kisha Katolike në Prizren dhe Xhamia e Sinan Pashës.

Deklaratë e Presidentes Jahjaga me rastin e nënshkrimit të MSA-së midis Kosovës dhe BE-së

Të dashur qytetarë,Sot është një ditë shumë e veçantë për Republikën e Kosovës. Në një ceremoni të organizuar në Strasburg, Kryeministri i Kosovës dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Përmes kësaj marrëveshje, Kosova sot nisë rrugëtimin e saj të pakthyeshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në familjen e shteteve që ndajnë vlerat e lirisë, demokracisë, barazisë dhe sundimit të ligjit.

This site is registered on wpml.org as a development site.